Genc Fuga ka qenë i ftuar së fundmi te “Rudina”, ku ka folur pasi pësoi një goditje në tru dhe i duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.
Aktori ka kujtuar “episodin” e parë, pas goditjes në kokë. Ai u shpreh se ishte kulmi ta shikoje dorën e mos ta lëvizje dot.
“E para ishte… unë e kam të vështirë të mos e lidh me aspektin humoristik. Ishte kulmi ta shikoje dorën dhe mos ta lëvizje dot. Ishte kulmi, që të të mos bindej edhe dora jote. Mbaj mend vetëm një sekuencë, një ndër sekuencat, se shumë herët për të harruar, kisha Enin te koka dhe ishte momenti kur nëpërmjet ndërhyrjes do më kthenin zërin. Mirëpo, deri në atë moment komunikoja me infermieret edhe me Enin, kryesisht me shenja e me tinguj. Më hoqën atë pajisjen dhe më erdhi zëri. Eni ishte prezente, edhe i thashë asaj infermieres: “Të lumshin duart, por ti nuk e di çfarë do heqësh tani se unë do flas”, tha ai, teksa më tej shtoi,
“Më lindte shumë shpesh ndjenja e xhelozisë dhe njëkohësisht e cinizmit, për veprimet nga më të ndryshmet. Rudinë, dua të them që, ka qenë jashtëzakonisht shumë punë e madhe, edhe nga ana ime, por edhe nga trajnuesit, nga fizioterapistët, që unë të vishesha. Domethënë, je në shina komplet të tjera dhe duhet të ecësh në një rrugë komplet të re”.
Gjatë programit bashkëshortja Eni dhe fëmijët e tij i bënë Genc Fugës një surprizë, duke i dërguar një buqetë me lule në studio dhe një letër ku shkruheshin fjalë dashurie për aktorin.
bal