ShowBizzz

Genc Fuga shpërthen në lot në mes të emisionit, ja surpriza që i bënë bashkëshortja dhe fëmijët

I ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina”, ka qenë aktori i njohur Genc Fuga.

Ai ndodhej në formën e tij më të mirë, ndonëse pësoi një goditje në tru dhe rikuperimi nuk ishte i lehtë.

Bashkëshortja e fëmijët e tij i bënë Genc Fugës një surprizë në studio, duke i dërguar një buqetë me lule  dhe një letër ku shkruheshin fjalë dashurie për aktorin.

Ky i fundit nuk mund t’i mbante dot lotët e gëzimit, ndaj i thotë moderatores së programit që ta lexojë letrën.

Genc Fuga: Më fal, por unë nuk mund ta lexoj dot këtë. Është shumë e bukur.

Rudina Magjistari: A mund ta lexoj unë?

Genc Fuga: Po të lutem.

Rudina Magjistari: Okej po e lexoj unë. Genc Fugës nga bashkëshortja dhe tre vajzat e tij: “Të kesh një baba si ty është fat! Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë shembulli, krenaria, e mbi të gjitha, shoku ynë. Të duam shumë!”



lokimagazine