Lajme

Ambasada e SHBA: Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë së bashku

Ambasada e SHBA në Tiranë është shprehur e kenaqur që shikon përfaqësues të zgjedhur shqiptarë së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë.

Në një reagim të bërë në lidhje më vizitën e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të cilët ndodhen në SHBA, ambasada rithekson se partneritetin e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë.

Postimi i Ambadasës Amerikane në platfrmën ‘X’:

Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo