Lajme

Berisha: Rama ka bllokuar serverat që i kërkon Interpoli

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat kundrejt kryeministrit Edi Rama. Pasditen e sotme para mbështetësve të tij ish-kryeministri ka deklaruar se drejtësia amerikane ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama si personi që ka korruptuar Charles McGonigal.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se kryeministri prej disa ditësh ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat i kërkon Interpoli. Më tej ai vijoi duke thënë se Rama të japë dorëheqjen, pasi i ka “kohërat të numëruara” dhe sipas tij nuk e shpëton dot askush.

“T’i vërsulemi, ta arrestojmë, ta nisim drejt McGonigalit. Të dashur miq, po përpëlitet se si e si ku mund të fusë kokën. Prej disa ditësh ka bllokuar serverat, kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, në të cilën gjendet të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar.

Për të maskuar veprimin e tij, ka urdhëruar ministritë, asnjë dokument Skapit të partisë.  Por ja ku po ta them Edi Rama se i ke kohërat e numëruara. Jep dorëheqjen se kudo që të shkosh, fatin e baballarëve të tu do kesh. Nuk të shpëton dot Altin Dumani, përkundrazi do ndani fatin bashkërisht”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:

 Të dashur miq, këto ditë ka pasur zhvillime të tjera të jashtëzakonshme. Këto ditë drejtësia e SHBA kryqëzoi, gozhdoi, akuzoi si kriminel që ka korruptuar njeriun kryesor të kundërzbulimit të SHBA, Edi Ramën. Edi Rama është sot një kufomë e pakallur.

T’i vërsulemi, ta arrestojmë, ta nisim drejt McGonigalit. Të dashur miq, po përpëlitet se si e si ku mund të fusë kokën. Prej disa ditësh ka bllokuar serverat, kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, në të cilën gjendet të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar.

Për të maskuar veprimin e tij, ka urdhëruar ministritë, asnjë dokument Skapit të partisë.  Por ja ku po ta them Edi Rama se i ke kohërat e numëruara. Jep dorëheqjen se kudo që të shkosh, fatin e baballarëve të tu do kesh. Nuk të shpëton dot Altin Dumani, përkundrazi do ndani fatin bashkërisht.

Të njëjtin fat me asnjë makinacion, me asnjë pretekst nuk të mbron më. Shqiptarët, çdo minutë e kanë për turp të kenë një kryeministër si ti.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo