
Një tjetër incident ka ndodhur në ambasadën izraelite në Stokholm. Një granatë është hedhur në ambientet pranë saj, por fatmirësisht me ndërhyrjen e skuadrës kombëtare të bombave është bërë e mundur shkatërrimi i këtij ‘objekti të rrezikshëm’.
Zëvendëskryeministrja e Suedisë, Ebba Busch ka bërë një reagim në lidhje me ngjarjen duke thënë se janë të tronditur dhe se urrejtja ndaj Izraekit është e frikshme.
“Urrejtja kundër Izraelit është e frikshme. Ekstremizmi i dhunshëm duhet të ndalet”, – ka thënë ajo.
Ndërkohë ambasadori izraelit në Suedi e ka cilësuar si një sulm ndaj ambasadës dhe punonjësve të saj. Policia suedeze ka nisur hetimet, por edne nuk ka bërë publike identitetin e personit/personave që e kanë kryer sulmin.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo