
“Ëndrra ime është Shtetet e Bashkuara të Europës, lëre Ballkanin pa kufi”, kjo është dëshira e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut , Ali Ahmeti.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun Ali Ahmeti foli për vizionin e tij si politikan, ndërsa zbuloi ëndrrën e tij më të madhe, shkrirjen e kufijve në Ballkan, rrjedhimisht bashkimin e trojeve shqiptare.
Ali Ahmeti argumentoi mendimin e tij duke thënë se një Ballkan i bashkuar dhe pa kufij do të sillte qendrueshmëri dhe më shumë paqe në Europë.
“Nuk ka qetësi Europa pa u rehatuar, paqësuar dhe pajtuar Ballkani Perëndimor”, tha Ahmeti.
Sipas kryetarit të BDI-së, Ballkani Perëndimor duhet të aplikojë politikat e kufijve që ka aplikuar Gjermania, Franca dhe Austria të cilat kanë hequr kufijtë mes tyre.
Ali Ahmeti: Sigurisht! Mirë i menduar, mirë i studiuar. Pse të ekzistojë kufiri mes meje dhe teje? Pse mos e bëjmë që ai kufi të mos ekzistojë, ashtu siç e ka bërë Europa, i ka hequr kufijtë mes Gjermanisë dhe Francës, janë hequr. Janë hequr mes Gjermanisë, Austrisë. Ëndrra ime është Shtetet e Bashkuara të Europës, lerë Ballkanin pa kufi… dhe Europa duhet ta përshpejtojë procesin, sepse duke pasur një Ballkan me flakë, do plagoset edhe vetë. Nuk ka qetësi Europa pa u rehatuar, paqësuar dhe pajtuar Ballkani Perëndimor. Europa është e vogël krahasuar me perandorinë dhe Arushën Polare, Rusinë. Ne jemi aq të vegjël krahasuar me kufijtë me Rusinë dhe e keqja sot na vjen ne nga Moska. Rusi, Kinë, kundër procesit tepër të natyrshëm. Se ne vendet e Ballkanit Perëndimor duam të jemi, sepse natyrshëm jemi Europë. Fundi fundit, djepi i Europës është Mesdheu. Të gjitha shtetet, popujt, kombet, që jetojnë në veriun më të largët, djepin e parë e kanë pasur në Mesdhe”.
Ali Ahmeti e drejton BDI-në që prej vitit 2002 duke fituar pothuajse të gjitha zgjedhjet. Së fundmi, nga partia e tij doli edhe kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të drejtojë qeverinë teknike atje.
© Video Credits: TV Klan
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo