ShowBizzz

VIDEO/ Roza Lati flet për babanë e ndjerë: Kishte tumor në kokë, e adhuronte Ritën

Roza Lati foli dje për fëmjërinë e saj. Gjatë një bisede me banorët e Big Brother Vip, Roza ndau me ta kujtimet me babanë e ndjerë, ndërsa tregoi sakrificat që nëna e saj Rita ka bërë për të.

Roza tha se i ati ka ndërruar jetë kur ajo ishte ende fëmijë. Moderatorja tha se babai i saj vdiq për shkak të tumorit në kokë. Ajo kujtoi një moment nga sëmundja e babait, ku tha se tumori në kokë e bënte atë agresiv.

Roza tha se i mungon shumë figura e babait, pavarësisht se nëna e saj Rita ka bërë të pamundurën që Rozës mos t’i mungojë asgjë. Gjithashtu Roza tha se babai e ka adhuruar nënën e saj, Rita Latin.

Roza Lati: Babi im Ritën e ka adhuruar gjithë jetën. Babi im ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Tumori në kokë e ka bërë agresiv…. Mbaj mend kam qenë 6 vjeçe, nuk punonte pulti televizorit e mori dhe e thyu. Mungesa e familjes, sado që Rita ka munduar ta plotësojë, prapë figura e babit është gjë tjetër.

© Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb