Banorja e edicionit të tretë të ‘Big Brother Vip Albania’ Erjola Doçi ka zbuluar një ndjejnë ankthi që e ndjekë tash e disa kohë.
Ajo ka bërë një deklaratë të papritur me banorët, ku ka rrëfyer se e ndjen se është nën ndikimin e një magjie të zezë.
Për të zbutur gjendjen, Ilnisa Agolli, një tjetër banore e shtëpisë, iu është afruar Doçit me një zgjidhje të pazakontë.
Në një akt besimi dhe shpresë, ajo ushtroi një ritual fetar duke përdorur miell për të larguar domonët që sipas tyre, e kanë pushtuar Erjolën.
Situata u bë edhe më e tronditshme kur Meri Shehu, një tjetër banore dhe astrologe e njohur për parashikimet e saj, i dha situatës një intonacion edhe më misterioz.
“Më duket se janë disa fantazma në shtëpi, ndjej energji fantazmash,” tha ajo
ks