ShowBizzz

“Sikur të ktheja kohën pas”, Fationi rrëfen pengun: Babi im ka ikur për një aspirinë

Banori i Big Brother Vip3, Fation Kuqari ka treguar historinë e dhimbshme të vdekjes së babait të tij si edhe mendimet dhe përjetimet që kaloi në atë periudhë të vështirë të jetës.

Gjatë një bisede me banorët e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, Fationi tha se i ati ndërroi jetë tetë muaj më parë nga tromboza.

Fationi tregoi edhe pengun e tij lidhur me babanë e ndjerë. Ai tha së do donte të kthehej 9 muaj pas në kohë që të çonte babanë në spital për vizita, pasi sipas tij i ati ka qenë një person që nuk shkonte kurrë në spital dhe se i kalonte dhimbjet pa ilaçe.

Fation Kuqari: Ëndërroja sikur të isha një magjistar, do doja shumë të isha ndihmesë për njerëzit në nevojë… I lutesha Zotit që unë të isha një magjistar dhe të shpëtoja babanë tim. Babi im ka tetë muaj që ka ndërruar jetë…më ka ngelur peng…mjekësia nuk e shpëtonte dot..vetëm Zoti dhe magjia do e shpëtonte. Dua të kthehem 9 muaj mbrapa, sepse babai im ka ikur vetëm për një aspirinë, që do të thotë vetëm për një trashje gjaku. Dua të kthehesha 9 muaj mbrapa, sepse unë debatoja shpesh me të, edhe kur ishte me grip nuk pinte asnjë lloj ilaçi, nuk pinte kurrë ilaçe dhe unë zihesha gjithmonë me të, bëja debat, hajde bëj analiza e të gjitha. Do doja të kthehesha 9 muaj mbrapa, ta merrja me zor, t’i bëja analizat dhe t’i jepja aspirinën dhe të ishte midis nesh. Realisht ishte shumë i fortë dhe kishte shumë rrugë për të bërë. Një orë para se t’i ndodhte ajo gjë ishte në këmbë, ishte çdo gjë në rregull, perfekte.

© Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb