Adele ka njoftuar se do të mbajë katër koncerte në një stadium të ndërtuar posaçërisht për të në Mynih të Gjermanisë, këtë verë. Koncertet do të zhvillohen në një ambient të hapur me kapacitet 80 000 vendësh, në datat 2, 3, 9 dhe 10 gusht.
Arena e porositur do të ketë një kombinim të tribunave të ulura dhe zonave në këmbë me kapacitet për 80 000 njerëz në natë. Kjo do të jetë hera e parë që këngëtarja do të performojë në kontinentin e Evropës që nga turneu i saj i fundit në 2016.
“Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mrekullueshme për të kaluar verën time dhe për ta mbyllur këtë fazë të bukur të jetës dhe karrierës sime me shfaqje më afër shtëpisë, gjatë një vere kaq emocionuese”,ka shkruar Adele në rrjetet sociale.
Regjistrimi i biletave është i hapur deri më 5 shkurt, ndërsa parashitja do të fillojë më 7 shkurt.
Adele dhe partneri i saj Rich Paul po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, ndërkohë që thuhet se kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur pasurinë e saj prej 220 milionë dollarësh, e cila përfshin fitimet e saj nga koncertet, shitjet e katër albumeve të saj dhe 34 milionë dollarë të tjera në shitje digjitale.
bal