Lajme

“Mos më arrestoni ju lutem…”, Kapet mat pedofili shqiptar në Angli (VIDEO)

Nuk janë të pakta rastet me pedofili si brenda dhe jashtë vendit. Së fundmi një rast i rëndë është pikasur në Angli, ku autor ishte një shtetas shqiptar.

Me zë dhe figurë, ai duket në momentet teksa po priste të takonte një të mitur 13-vjeçare, mirëpo aty është përballur me agjentët e infiltruar. Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Gazment Asllani, i cili banonte prej kohësh në Hemel Hempstead.

Gjatë “njohjes”, ai mendonte se po fliste me një 13-vjeçare, por në fakt personi pas kompjuterit ishte një prej anëtarëve të skuadrës të vigjilentëve kundër pedofilëve. Asllani pas përballjes është arrestuar nga policia britanike.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo