Armando Broja largohet nga Chelsea për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa karriera e tij do të vazhdojë po në Premier League. Vetë eksperti i merkatos Fabrizio Romano bën me dije se Fulham është ekipi ku talenti i kombëtares do të japë kontribut.
Chelsea dhe Fulham kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e Brojës në formë huazimi, ndërsa janë dakortësuar për të gjitha kushtet e këtij operacioni. Rreth 5 milionë euro do derdhë Fulham në arkën e Chelseat, shifër kjo jo e vogël sepse bëhet fjalë për 4 muaj huazim.
Me kalimin te skuadra tjetër e Premier League, Broja pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion në mënyrë që të arrijë edhe formën më të mirë për Euro 2024. Kujtojmë se në këtë sezon sulmuesi shqiptar ka shënuar 1 gol në Premier League dhe këtë gol e ka pikërisht kundër Fulham.
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo