Lajme

Bomba e Ben Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen

“Po qe se do bëhet një hetim i vërtetë i inceneratorit të Tiranës, shqiptarët nuk do habiten, por do llahtarisen se deri ku do shkojë. Po sigurisht që SPAK nuk e bën këtë. Unë thashë “ndiq paranë”. Po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do habiten por do llahtarisen.”

Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë ekskluzive për gazetarin Çim Peka në Syri TV.

I pyetur nga gazetari se sa lart mund të shkojë kjo çështje nëse hetohet seriozisht, Ahemtaj la të kuptohet se bëhet fjalë edhe për më sipër se Erion Veliaj. Ai tregoi për “dy qendra të Tiranës” që “bubërrojnë” në kryeqytet dhe shkojnë nëpër ambasada.

Pjesë nga intervista e Arben Ahmetaj në Syri Tv:

Arben Ahmetaj: Bubërron një grup i drejtuar nga dy qendrat e Tiranës. Shkojnë nëpër ambasada dhe thonë “ka qenë ide e tij. Ai e ka pas si ide”. Shumë i sinqertë me shqiptarët, nuk ka qenë ideja ime se unë nuk i njoh mbetjet. Unë njoh shifrat. Por edhe sikur ta kisha idenë, mbaj unë përgjegjësi për menaxhimin e idesë?!

Shkojnë nëpër ambasada dhe thonë e ka pasur ai idenë. Unë nuk i njoh mbetjet. Nuk ka qenë ideja ime. Është firmat dhe menaxhimi.

Kam filluar të refuzoj inceneratorin e Tiranës në vitin 2016. I ftoj të gjithë ata që duan të investigojnë. Se tani investigimi ka shkuar te pllakat e banjës së Erjolës, te pllakat e shtëpisë së Albinës. Këtu ka shkuar SPAK. Është pyetur dhe zdrukthtari nga Elbasani, deri këtu ka shkuar. Ndërkohë nuk merren me procedurat.

Çim Peka: Përse i shmangin proceduart sipas jush?

Ahmetaj: Po qe se do bëhet një hetim i vërtetë i inceneratorit të Tiranës, shqiptarët nuk do habiten, por do llahtarisen se deri ku do shkojë. Po sigurisht që SPAK nuk e bën këtë. Unë thashë “ndiq paranë”. Po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do habiten por do llahtarisen. Do shkojë shumë lart, lartë në maksimum.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo