LifeStyle

‘Nuk kam bërë seks me partnerin për 3 vite dhe kjo është arsyeja’

Pyetje:

Nga t’ja filloj?! Kam kapur partnerin tim duke parë porno në banjë, pikërisht në një mbrëmje romantike që kisha planifikuar për përvjetorin tonë, dhe kur u përballa me të ai më tha se nuk ishte puna ime. E gjitha filloi kur e kapja duke parë vajza në Instagram që ne të dy i njihnim dhe kemi debatuar gjatë. Pastaj sa herë që përpiqesha të bëja seks me të, ai ose më thoshte jo ose priste derisa unë të dilja nga dhoma dhe që të shikonte porno.

Më në fund, e pranoi se kishte varësi. Ne nuk kemi bërë seks për gati tre vite. Tani, jam mirë me vibratorin tim, por ka qenë si një sfidë. Çfarë të bëj?

Përgjigje:

Në të tilla raste është thelbësore të marrësh vendime të menjëhershme për ndryshim. Së pari përcakto me veten kufijtë se çfarë të bën të lumtur dhe çfarë jo. Pyet veten çfarë ju ka çuar në pikën që keni qenë të gatshëm të hiqni dorë nga seksi për tre vjet. 

Nëse vendosni për një vazhdimësi, do t’ju duhet të merreni me problemet të mëdha dhe të vogla. Së pari, të shikosh porno është një gjë krejtësisht e shëndetshme. 

Megjithatë, zgjedhja e partnerit për të parë pornografi duke përjashtuar t’ju kushtojë çdo lloj vëmendjeje është mizore. Në një marrëdhënie të shëndetshme, të hapur, komunikuese, shikimi i pornografisë nuk është një red flag! As nuk është një sjellje që duhet ta monitoros, por në rastin më sipër është shqetësuese.

Por është shumë e arsyeshme të largoheni nga një marrëdhënie ku partneri juaj nuk ka interes të bëjë seks me ju. Nuk ka rëndësi nëse ai është i varur nga pornografia apo jo. Nëse ai është i shqetësuar për problemin, nëse kujdeset për ty, nëse ai respekton ndjenjat tuaja, nëse do donte të ndryshonte atë që po ndodhte, ai mund të kishte bërë ndonjë gjest për të kërkuar ndihmë ose për të ndryshuar sjelljen e tij.

Unë nuk e kuptoj se çfarë po përfiton nga kjo marrëdhënie emocionalisht ose seksualisht. Unë nuk i di rrethanat tuaja, kështu që ndoshta jeni duke marrë përfitime financiare, kulturore ose shoqërore. Dhe këto gjëra kanë rëndësi. Por nuk ka arsye tjetër që të qëndroni bashkë.