Ish-zvëndëskryeministri Arben Ahmetaj nga arratia ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka folur për akuzat ndaj tij për inceneratorët.
Jo vetëm kaq, në këtë intervistë për “Çim Peka live” Ahmetaj nuk ka kursyer të përmendë emra konkretë që kanë lidhje me inceneratorin e Tiranës, por edhe duke zbuluar sekrete të Partisë Socialiste.
Ai ka treguar edhe arsyen se përse Damian Gjiknuri u hoq nga detyra si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Sipas Ahmetaj, Gjiknuri është hequr nga ky post, pasi i kishte dalë në mbrojte duke i thënë Edi Ramës se SPAK po shkel procedurat sa i përket çështjes së ish-ministrin.
“Damian Gjiknuri, një nga arsyet se pse nuk është Sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Edi Ramës, që ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje proceduriale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsye se pse ka ikur nga Sekretari i Përgjithshëm”, tha Ahmetaj për “Syri Tv”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo