Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, e ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” ka treguar se ka refuzuar që të kërkojë për emrin e saj në rrjetet sociale, pasi pak e shumë e merr me mend se çfarë mund të kenë shkruar kundrejt saj dhe lojës që ajo ka bërë aty brenda.
“E di që nuk kam bërë ndonjë gjë të keqe, nuk e kam bërë ndonjë lloj krimi, aq shumë më kanë kryqëzuar…nuk e kam vrarë askënd. Por ne jemi asi lloje shoqërie dhe unë kam thënë ‘Ndoshta edhe vet do ta kisha gjykuar veten’”, tha Santiana.
Ndërkohë, kur u pyet nga moderatorja e programit për raportin e saj me mikun e saj më të ngushtë brenda shtëpisë (me të cilin nga fundi i prishi marrëdhëniet), ajo e anashkaloi pyetjen duke i kërkuar gazetares që të mos e pyes për të.
ks