Sarah Ferguson dhe Andrew do të rimartohen. Kështu thonë mediat britanike.
Nëse Duka dhe Dukesha e Jorkut më në fund do kthehen në krahët e njëri-tjetrit, Mbreti ua ka bërë më të lehtë.
Një burim thotë se Charles u ka dhënë bekimin e tij.
Megjithëse Andrew nuk ka më nevojë për lejen e Mbretit për t’u martuar (vetëm gjashtë të parët në radhë e bëjnë këtë), miratimi i Lartmadhërisë së Tij është i rëndësishëm për Dukën.
Ceremonia do të jetë diçka e vogël, pranë shtëpisë së Andrew në Royal Lodge.
Shumë larg dasmës mbretërore luksoze të tyre në vitin 1986.
Çifti në atë kohë u divorcua pas skandalit seksual të Sarah. As Andrew nuk ka mbetur mbrapa përsa i takon skandaleve. Kujtojmë lidhjen e tij me pedofilin Epstein.
Aktualisht Sarah ka probleme shëndetësore dhe po lufton me kancerin.
/tiranapost