Pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë shpesh me publikun momente nga e përditshmja e saj.
Ndër të tjera, publiku ka vënë re ndjeshëm edhe një ndryshim të saj në pamje, duke nisur nga ngjyrimi i flokëeve, për të cilën e kanë kritikuar se po kopjon Alba Vukajn, një tjetër ish-banore.
Mirëpo këto komente duket se Kaderi nuk i ka pritur aspak mirë.
Pak më parë është publikuar një audi-incizim, ku dëgjohet teksa Kaderi i drejtohet Albës edhe me termin “selajkë”, fjalë kjo e cila nga serbishtja në shqip do të thotë “fshatare”.
Nuk dihet vërtetësia e kësaj video, por një reagim nuk ka ardhur ende nga Kaderi e as nga Alba.
lokimagazine