ShowBizzz

Dua Lipa mundohet t’iu shmanget paparacëve, ndërsa fotografohet me të dashurin e ri në Los Angeles

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Callum Turner u panë duke shijuar një darkë në Los Angeles këtë javë.

Këngëtarja 28-vjeçare ishte e mbështjellë me një pallto të gjatë të bardhë, me flokët e saj të lyer ngjyrë vjollce të lëna të lira për të kornizuar makijazhin e saj.

Ajo mund të shihej teksa mbante mbetjet e ushqimit të saj në një enë për ushqim, teksa doli nga restoranti me të dashurin e saj që ecte pas saj, shkruan DailyMail.

Callum, 33 vjeç, ndërkohë kishte veshur një xhaketë bomber ngjyrë jeshile-ulliri mbi një bluzë dhe një palë xhinse që ishin shumë në modë.

Lajmi për romancën e tyre “shpërtheu” këtë muaj kur dyshja u panë duke u ndjerë komodë pranë njëri-tjetrit në një festë në Beverly Hills, në promovimin e serialit më të ri “Masters Of The Air” ku aktori ka një rol kryesor.

Në pamjet e siguruara nga tabloidi amerikan TMZ, superylli i popit mund të shihet për një kohë të shkurtër duke kërcyer ngadalë me Callumin në ambientin e mbushur me yje të Hollywoodit.

Dyshja u panë me fytyrat e tyre afër njëra-tjetrës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata shkëmbyen puthje gjatë këtij momenti romantik mes tyre.