ShowBizzz

Ish-banori i “Big Brother”, shpërthen ndaj Meritonit dhe Ilnisës: Nuk kontrollon dot…

Ish-banori i spektaklit televiziv “Big Brother Abania”, Ilir Beqiri, gjatë një interviste televizive, ka komentuar sjelljet e Meritonit dhe Ilnisës, ku shprehet se mua më duket komplet fallco, e shtirur dhe e imponuar, e gjitha për lojë.

I pyetur se si i duket dashuria e çiftit të spektaklit televiziv Ilnisa-Meriton, ai shprehet; “Ilnisa me Meritonin janë si dita me nata”.

“Mua më duket komplet fallco, e shtirur dhe e imponuar, e gjitha për lojë. Tani, siç e kam thënë dhe më parë, niveli i inteligjencës, Ilnisa me Meritonin janë si dita me nata.

Biseda e plotë:

Meritoni nuk ka as fuqinë mendore dhe as fuqinë intelektuale të matet me Ilnisës për sa i përket lojës. endoj se dhe përjashta do ishin njësoj. Ajo po e përdor sepse e konsideroj si një njeri që e ka studiuar lojën.

Meritoni ka kuptuar një gjë, që për mua është suprizë se si e ka kuptuar këtë gjë. Meritoni po e përdor dhe po e them troç, ka mungesën e kontrollit të testosteronit, që dhe kur e shtyn atë që të afrohet më tepër. Pëlqimi fizik për ata të dy besoj se është”. tha Beqiri.



ks