Çifti Meriton-Ilnisa në “BBV” tashmë ka nisur të shfaq edhe momentet e tyre erotike, ku nuk i kanë kursyer puthjet e nxehta, apo edhe prekjet përpara kamerave. Ilnisa, e cila nga publiku është përzgjedhur dhe si e preferuar javën e shkuar, ka treguar disa detaje për jetën e saj private. Ndërkohë që nga ana tjetër, Meritoni, është treguar më diskret, duke mos zbuluar shumë.
Nërkohë të gjithë e dimë, që moderatori dhe këngëtari është babai i një djali. Ashtu si të gjithë e mbajnë mend konfliktin që ai pati me nënën e djalit të tij, duke pritur dhe ndarjen kështu.
Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje. Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre.
“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ish-partneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ish-partnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh moderatori.