Ish-reperi, tashmë i kthyer në një personazh TikTok-u i njohur si “Clevio”, bëri një deklaratë mjaft të rëndë ditën e djeshme.
Teksa ishte në një video-live, ai u shpreh se Xhensila Myrtezaj ka tradhtuar partnerin e saj, Bes Kallakun, me shokun e tij të ngushtë.
Sipas tij, bëhet fjalë për Eldi Dizdarin, partneri i ish miss Shqipëria Suada Sherifit, i cili për vite me radhë ka qenë i kërkuar nga drejtësia dhe tani ndodhet nën arrest.
“Sot ka ndarë Xhensilën nga Bes Kallaku, ky bosi. E ka blere Xhensilën me lekë, kuptoni ore?”-shprehej ai.
Kujtojmë se Eldi Dizdari është një person shumë i njohur dhe që bëri bujë me historinë e tij. Në periudhën që ai u arrestua, Suada “u zhduk” nga rrjetet sociale. Sot në mediat sociale kanë qarkulluar disa foto të saj aktuale nga instagrami privat, pasi ajo prej vitesh është larg syrit të publikut.
Ndonëse ditën e djeshme Xhensila reagoi dhe tha se emrin e tij nuk e ka dëgjuar ndonjëherë dhe se do të ndërmarrë masa ligjore për ato që shpifin për të, duket se Kllevio nuk e ka lënë me kaq.
“Ai emri E.D. gruan e tij e ka mbyllur në bunkier me 4 shërbëtore dhe e do Xhensilën që të bëjë çuna. Ka marrë Xhensilën se i duket se bën çuna. Xhensila ecën me bodyguard, Besi ka frikë nga bodyguardi. T’ia fusë një vizë dhe të këndojë “Sarile”. Kjo donte të më fuste mua në burg një herë. Nuk lë lokal pa shkuar dhe pa nxjerrë b*thën. Na kapi frika Xhensila”-shprehet ai në rrjete sociale.
Burimi: /Afterparty
lokimagazine