LifeStyle

5 gjëra që nuk i dinim për tradhtinë :)

Për ata që tradhtojnë, duket sikur kjo është koha më e mirë, sepse tradhtia nuk ka qenë kurrë më e lehtë se kaq. 

Të zbulosh një tradhti nuk është më një ‘problem i madh’. Kjo ndodh për shumë faktorë social dhe personal.

Në këtë artikull do të zbulojmë 5 fakte, nga studime të ndryshme, që ndoshta nuk i keni ditur më parë për tradhtinë:

1. Gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë gjatë ovulacionit

Ovulacioni është një kohë ‘e vështirë’ për një grua. Ajo ndihet më seksi. Mund të vishet më provokuese – me rroba më të ngushta- në krahasim me një periudhë tjetër të muajit. Në një skemë evolucionare kjo ka kuptim të mirë: Ajo është më pjellore dhe flirtuese në të njëjtën kohë. Por a nuk duhet të mbyllet ky instinkt kur gruaja është në një lidhje?

Sigurisht që jo; Kodi i saj gjenetik nuk e ka idenë se ajo është në një lidhje, nuk e ka idenë se çfarë do të thotë unaza e martesës. Në fakt, rezultatet nga një studim i Universitetit të Nju Meksikos, i botuar në Proceedings of the Royal Society sugjeron një lidhje të fortë midis ovulacionit (d.m.th., fertilitetit femëror) dhe një interesi të shtuar për burra të ndryshëm nga bashkëshorti i saj.

2. Burrat janë më të mirë se gratë në zbulimin e një tradhtie

3. Nuk ka asnjë përkufizim klinik për tradhtinë

 As studiuesit, mjekët, as çiftet nuk mund të bien dakord se cilat sjellje përbëjnë tradhti, një çështje që rezulton problematike kur bëhet fjalë për përpjekjet për të ndihmuar çiftet të përballojnë tradhtinë – pasi askush nuk ka të njejtin fjalor pao perceptim.

4. Shumica e meshkujve nuk kanë nevojë për arsye për të tradhtuar

Tradhtia e një burri nuk është domosdoshmërisht një tregues i pakënaqësisë së tij në marrëdhënie. Gratë, nga ana tjetër, priren të jenë shumë më të ndërlikuara dhe kur tradhtojnë është pothuajse gjithmonë një tregues i pakënaqësisë.

5. Një në shtatë të porsamartuar do të tradhtojë në vitin e parë të martesës

Gjëja e fundit që nuk dinit për tradhtinë është gjëja më dëshpëruese që mund të mësoni ndonjëherë për tradhtinë.

Një numër tronditës i sapomartuarve pranuan se kishin kryer tradhti brenda një viti pas lidhjes së martesës: 18% e grave të sapomartuara dhe 12% e burrave të porsamartuar.