LifeStyle

Të duhen vetëm 12 minuta për t’u ndjerë më mirë

Ke dëgjuar për metodën e meditimit 12 në 12 që është edhe trendi i ri i mirëqenies për 2024-ën? Me tej do të të tregojmë ca detaje për të, por si fillim le të kujtojmë çfarë është teorikisht stresi.

Stresi njihet si mënyra natyrale e trupit për të reaguar kur ndjen rrezik dhe me të vijnë një sërë pasojash trupore. Rritja e kortizolit për më shumë energji ndikon direkt në shëndetin mendor dhe fizik dhe si pasojë, shfaqen dhimbje koke, presioni i gjakut rritet, problemet me gjumin shtohen dhe ka ulje të dëshirës seksuale.

Por, si mund të të ndihmojë metoda e meditimin 12 në 12?

Duhet saktësuar se mund të bësh 12 minuta meditim në ditë ose ta ndash në 60 sekonda për çdo 1 orë gjatë ditës.

Gjej një vend pa shpërqëndrime dhe merr pozicionin më të rehatshëm që mundesh. Mund ta nisësh me meditim 2-minutësh për një javë dhe ta rrisësh minutazhin në vijim.

@becomingwithlex Replying to @_niaastyles_ How to meditate, manifestation edition #lawofattraction #manifestyourdreams #manifestation #manifestingmethods #meditation #howtomeditate #howtomanifestanything ♬ BoJack and Diane x Dark Red – Lauren🥱