Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është shprehur se nuk do të ketë pengesa në komunikimin institucional me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurtin.
Në një intervistë të dhënë për “Euronews” kryeministri tha se marrëdhënia em qytetarët e Kosovës nuk bazohet në raportet personale.
Ai theksoi se njëjtë si ai, edhe Kurti përfaqësojnë qytetarët dhe institucionet e hsteteve përkatëse, prandaj nuk ka dallim dhe pengesa.
“Ne përfaqësojmë qytetarët dhe institucionet e shteteve përkatëse dhe në atë kuptim raporti im me qytetarët e Kosovës nuk duhet të bazohet mbi atë raportin personal ose politik të subjektit politik të cilit i takoj me subjektin politik të cilin e përfaqëson kryeministri në Kosovë, kështuqë nuk ka dallim dhe nuk ka pengesa për komunikim dhe nuk do të ketë pengesa nga ana ime”, ka deklaruar ai.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb