Një nga porositë që Fation Kuqari i kishtë lënë produksionit të “Vëllait të Madh”, ishte kujtimi i datës “4”, datë në të cilën i ati i tij ka ndërruar jetë.
Por, si duket moderatori Ledion Liço nuk e çoi deri në fund këtë porosi të lënë nga banori. Ndonëse, ai i kishte thënë ta lajmëronte kur data të shënonte “4”, Ledioni mbase për shkak të kohës televizive dhe skaletës të mbushur plot me ngjarje në vijim, iu drejtua Fationit në orën 23:44, teksa data shënonte ende 3 Shkurt, duke i thënë që data është 4.
Tallje apo shkarje ishte kjo nga ana e Ledionit, s’dime ta themi, por, ajo vumë re janë lotët e Fationit për të atin e ndjerë.
Edhe më herët banori e ka përmendur të atin në shtëpi. Fationi vendosi që të tregonte për babain e tij të ndjerë dhe pengun e tij më të madh. Ai tregoi se i ati ka ndërruar jetë vetëm për një aspirinë për të holluar gjakun.
Më pas shtoi se do të donte të kthehej pas në kohë që t’a dërgonte babain në spital për të bërë të gjitha kontrollet e nevojshme.
“Do të dua që të kthehem 9 muaj mbrapa sepse babai im ka ikur nga kjo jetë vetëm për një aspirinë, që do të thotë vetëm për një trashje gjaku. Doja të kthehesha 9 muaj mbrapa, se me atë bëja debat sepse ai edhe për gripin nuk pinte kurrë ilaçe dhe gjithmonë unë bëja debate me të. Do të doja të kthehesha 9 muaj mbrapa dhe ta merrja me zor që ti bëja analiza dhe të gjitha, ti jepja atë aspirinën dhe ai të ishte këtu mes nesh. Realisht ai ishte shumë i fortë, një orë para se të vdiste po flisja në kamere dhe ishte shumë mirë, në rregull dhe çdo gjë. Ishte 63 vjeç. Më ka mbetur peng që nuk arriti të më shikonte me fëmijë. Nuk i gëzoi të gjitha gjërat, nuk më pa mua me fëmijë, ai e kishte fiksim këtë”, u shpreh Fationi më herët.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo