Brad Pitt ka fitur raundin e fundit të betejës ligjore me Angelina Jolie për vreshtat francezë me vlerë 500 milionë dollarë, zbulojnë burimet për Page Six.
Aktori i njohur ka qenë në gjykatat e Kalifornisë dhe Luksemburgut duke ndjekur me vëmendje betejën ligjore për “Château Miraval”, pasi kërkoi ligjërisht kontrollin e pronës së përbashkët të ish-çiftit. Angelina ia shiti pjesën e saj të pronës, biznesmerit rus të vodkës, Yuri Shefler dhe ai ndërmori hapa ligjorë ndaj ish-bashkëshortes.
Para se te mërtoheshin, Pitt dhe Jolie e blenë këtë pronë së bashku me përqindjet që ishin në raport 60-40. 60 % i takonin aktorit dhe 40% Jolie-s.
Kur lidhën kurorë në 2014-ën, Pitt i dhuroi gruas së tij edhe 10% nga prona si dhuratë dasme duke e bërë ndarjen e pronës 50 me 50.
Pas shitjes që bëri Jolie pa aprovim, Brad kërkoi kontroll të plotë mbi pronën në fjalë duke i hequr të drejtën e vendimeve të tilla ish-bashkëshortes.
“Marrëveshja ishte që Angelina të merrte 10% më tepër nga ai, duke e bërë marrëdhënien 50-50, por aprovimi u arrit për vetëm 1 euro. Ishte simbolikë e marrëdhënies”, thonë burimet për Page Six.
Gjykata e Luksemburgut i dha mbrapsht Brad Pitt 10% e tij duke e lënë këtë çështje të mbyllur nga ana e tyre deri në vendimin final.
Beteja ligjore mes çiftit vazhdon ende, por kjo është një fitore e madhe për Brad Pitt, i cili nuk ka qenë i favorizuar në vendimet që janë marrë deri tani për ta.
lokimagazine