Olsi Bylyku u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Mirëpo disa ditë më parë teksa ishte ende në program, ai foli për ndarjen nga Egli Tako.
“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar, por edhe unë duhet të njoh veten këtë fushë nuk është se e kemi provuar disa herë, se po të jenë deri diku edhe prindërit në të njëjtën fushë, ndoshta mund të të japin ndonjë këshillë, por unë isha me atë idenë që po kjo është partnerja ime, ndërkohë që qoftë për mua apo për ish-partneren time, për të cilën unë kam shumë respekt, ndoshta ne vetë duhet të njihim vetem para se të merrnim vendim se ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira dhe nga momenti”, u shpreh Olsi në një rrëfim në “BBVA 3”.
Më tej, ai tha se është në dilemë nëse e ka dashuruar Eglin, apo ka pasur një pëlqim shumë të fortë për të.
“Unë sot e kësaj ditë them me vete: “A kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar?” Ndoshta ka qenë pëlqim i fortë, unë kam dashur të jem me të. Në momentin që unë e shikoja se isha më shumë i dhënë sesa duhet, sa vinte dhe po më kalonte koha për çdo gjë tjetër duke u munduar që marrëdhënia të ishte më perfekte”, duke shtuar se pamundësia për të arritur perfeksionin, ishte arsyeja e ndarjes.
Deklaratave të Olsit i ka reaguar pak më parë Egli Tako, ish partnerja e tij.
Ajo postoi në InstaStory një shprehje ku shkruhej: “Problemi është se njerëzit po urrehen kur janë të vërtetë dhe po duhen kur janë fallco”.
lokimagazine