Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd.
Drejtuesi i mjetit fatkeqësisht ka humbur kontrollin në një kthesë dhe ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore. Për pasojë një nga nga pasagjerët ka ndërruar jetë dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Viktimë ka mbetur Dorian Belba, dhe janë plagosur drejtuesi i mjetit Meglin Zeneli, Gerald Verçani pasagjer dhe Janikos Jorgo, pasagjer. Të gjithë personat që po udhëtonin në makinë janë nga fshati Qukës.
“Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo