Një natë magjike plot emocione ishte ajo e së dielës në Los Anxhelos. Por, gjejeni pak kush shënoi historinë?! As më pak dhe as më shumë përveç të madhes Taylor Swift! Artistja u bë interpretuesja e parë që fitoi çmimin për albumin e vitit katër herë. Pas Fearless, 1989 dhe Folklor, Swift kësaj here triumfoi me “Midnights”.
Ky vit mund të themi me plot gojë që ishte viti i femrave. Miley Cyrus dhe Billie Eilish morën çmimet e tjera kryesore në ceremoninë e së dielës.
Kënga e Vitit u shpall ‘What Was I Made For?’ nga Billie Eilish, rekordin e vitit e mori Miley Cyrus me Floëres, ndërsa artistja më e mirë e re Victoria Monét, pa çmimi nuk doli as Albumi i Barbie.
SZA kryesoi nominimet me nëntë dhe përfundoi me tre çmime. E cilësuar si “nata më e madhe e muzikës”, Grammy janë çmimet më prestigjioze të industrisë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo