Këtë të hënë do të zhvillohet në Romë takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani. Ai do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata. Gjatë kësaj vizite zyrtare, Shqipëria dhe Italia pritet të finalizojnë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.
Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.
Marrëveshja reciproke bashkon vitet e kontributeve në të dy vendet dhe qytetari merr dy pensione të ndryshme në të dyja shtetet.
Janë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, ku më fund t’u njihen kontributet e tyre për të përfituar pension. Emigrantët shqiptarë, kanë pritur shumë vite që t’ju njihet kjo e drejtë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo