Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona pasi kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, dy punonjës policie, gjatë shoqërimit në Komisariat. Bëhet fjalë për Sh. M., 37 vjeç dhe I. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Durrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasit: Sh. M., 37 vjeç dhe I. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, dy punonjës policie, gjatë shoqërimit në Komisariat;
Po ashtu një 43-vjeçar, G. Gj., është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, duke dalë jashtë banesës,” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo