Lajme

I dënuar me 3vite e 9 muaj burg, arrestohet në Krujë 46-vjeçari Ilir Xaka

Vihet në prangat e policisë 46-vjeçari Ilir Xaka i cili ishte shpallur në kërkim pasi u arrestua dhe dënua për kultivim të bimëve narkotike në malësinë e Krujës.

Xaka u dënua në 2022 nga gjykata ë Tiranës me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga, nga Komisariati i Policisë Krujë, një shtetas i dënuar me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për kultivim të bimëve narkotike.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat, në rrugën “Donika Kastrioti”, u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Xaka, 46 vjeç, banues në Krujë. 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 46-vjeçarin, me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2022, ka kultivuar bimë narkotike, në malësinë e Krujës. 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo