Lajme

Zbardhen EMRAT: 65 shqiptarët e arrestuar nga Spanja në Angli, pjesë e 4 bandave

Nga operacioni i përbashkët ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës mes Interpol, Europol, Eurojust, dhe me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, janë ekzekutuar në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë.

Nga 83 urdhër-arrest, 67 të dyshuar u arrestuan në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali.

Urdhër-arrestet dhe sekuestrimi i pasurive është lëshuar nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences me kërkesë të DDA. Operacioni ndërkombëtar ka dokumentuar veprimtarinë e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.

Është zbuluar një një organizatë e strukturuar kriminale e natyrës transnacionale të përfshirë, në nivele të ndryshme, në aktivitete të trafikut të drogës (kokainë, heroinë,ekstazi, hashash dhe marihuanë), në Itali dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri si dhe me tregtinë me pakicë  të lëndëve narkotike në Firence.

Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta“-  informoi sot SPAK.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka qenë pjesë konferencës së prokurorëve anti-mafie ku ka dhënë dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e kryer me EUROJUST dhe Interpol.

Vladimir Mara sqaron se janë dokumentuar veprimtarinë e 4 grupeve kriminale që kishin shtrirë aktivitetin e tyre në pothuajse të gjithë Europën duke e furnizuar me sasi të konsiderueshme lëndës narkotike.

Veç arrestimeve anëtarëve të grupeve kriminale u janë sekuestruar dhe pasuritë e vendosura në Shqipëri mes tyre 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e 18 pasuri të paluajtshme.

Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.

Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë. Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme. Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit

Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e lindjes se mesme drejt vendeve te Europës”, – tha prokurori Vladimir Mara.

“Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.” – tha SPAK.

Newsbomb.al zbulon dosjen e operacionit ndërkombëtar të shtrirë në disa vende të BE

Emrat e shtetasve që janë arrestuar si dhe shtetasve për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste.

Gjykata e Firences lëshoi 92 masa sigurie, 65 prej tyre shqiptarë:

  1. Kledjon Muçollari
    2.            Ervis Vangjeli
    3.            Eljon Laçi
    4.            Kristian Ibrahimaj
    5.            Alban Mahilaj
    6.            Klaudia Sulejmani
    7.            Besmir Selamaj
    8.            Gabriela Avduli
    9.            Francesko Doda
    10.         Latin Ymeraj
    11.         Erando Mara
    12.         Antonio Hoxha
    13.         Elsit Vera
    14.         Dritan Begaj
    15.         Mark Lisi
    16.         Ergys Leka
    17.         Fatmir Gjeci
    18.         Astrit Dedaj
    19.         Syrja Kapaj
    20.         Mark Malocaj
    21.         Alket Muca
    22.         Xhulio Kastrati
    23.         Elvis Kuçi
    24.         Klisman Çepele
    25.         Eiton Kullolli
    26.         Pajtim Kullolli
    27.         Ergi Tomorri
    28.         Manuel Mone
    29.         Alban Ramadani
    30.         Gjon Ndreu
    31.         Simon Myftari
    32.         Blerim Myftari
    33.         Lorenco Malaj
    34.         Barjam Malaj
    35.         Ani Kuçi
    36.         Spiro Petro
    37.         Emiljano Balla
    38.         Hektor Turku
    39.         Armand Meco
    40.         Fael Xhelili
    41.         Renato Qevani
    42.         Emirjan Hoxha
    43.         Fabjan Drini
    44.         Daniel Elezi
    45.         Ferdi Ndrejaj
    46.         Gjergj Ndrejaj
    47.         Amarildo Alla
    48.         Emiljano Alla
    49.         Eneo Abedini
    50.         Qamil Abedini
    51.         Endri Çoku
    52.         Ervin Myftarja (Viku)
    53.         Indrit Kolgjokaj
    54.         Eraldo Kolgjokaj
    55.         Marcello Gjaci
    56.         Riniol Tasi
    57.         Prelë Kolnikaj
    58.         Arbri Xherahu
    59.         Lazer Pervataj
    60.         Vahit Luca
    61.         Amarildo Mustafai
    62.         Rudina Macoraj
    63.         Kristjana Kolnikaj
    64.         Elis Meco
    65.         Endri Sercan

LEXO EDHE: Interpol, Europol e Eurojust operacion në Shqipëri e 4 vende të BE, 83 urdhër-arreste

Droga që u sekuestrua nga SPAK në bashkëpunim me autoritete italiane kap vlerën 2.7 milionë Euro. Në një deklaratë zyrtare SPAK njofton se hetimet për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëria me destiancion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së, kanë zgjatur për 2 vite. Sipas SPAK, lënda narkotike e sekuestruar është e llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, është siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo