Moderatori i njohur Alban Musa ka folur si rrallëherë për jetën e tij private. Ai tregoi ne Top Channel mënyrën sesi është njohur me të shoqen.
“Eshte nje histori e vecante. S’ka qenë një dasmë e mirëfilltë, por ka qenë një ceremoni. Pasi ime më ndërroi jetë, im at disa vite më vonë, vendosi të rimartohet. Sigurisht duke na pyetur ne fëmijët dhe secili ka të drejtën e jetës, sepse babai ishte i ri. Mamaja ndërroi jetën në moshë shumë të re 56 vjeç dhe im at ishte vërtet i ri. Është e vështirë, është e vështirë ta pranosh, jo faktin që dikush do i zërë vendin nënës tënde sepse gjithsecili ka vendin e vetë, por është jo e vështirë, por është ndryshe. Një ndjesi ndryshe në të cilën ti nuk e kupton, a po ndodh vërtet, apo është një gjë që nuk po ndodh, është një pozicion i vështirë, sidomos kur je adult.
Im at u martua me këtë zonjën shumë të respektuar për të cilën ne kemi jashtëzakonisht shumë respekt dhe e duam shumë, as nuk diskutohet kjo. Fjala njerkë është një fjalë e ashpër, por jo të gjitha janë ashtu. Në ditën që ka bërë ceremoninë im at unë jam njohur me Anisën, sepse Anisa është vajza e motrës, e ka teze. Pra është mbesa e njerkës sime”, u shpreh Albani.
bal