Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria që ai udhëheq dhe institucionet e tjera kanë gatishmëri që të adresojnë “në mënyrë të shpejtë çdo shqetësim” të ngritur lidhur me çështjen e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në Kosovë.
Gjatë takimit me ambasadorët e akredituar në Kosovës më 5 shkurt, Kurti tha se gjatë periudhës tranzitore të zbatimit të rregullores së BQK-së, përqendrimi do të jetë “informimi i bizneseve të cilat operojnë me dinarë dhe në mënyrë të paformalizuar”.
Rregullorja për operacione me para të gatshme e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, mes kritikave dhe kërkesave të faktorit ndërkombëtar për Qeverinë e Kosovës që të shtyjë zbatimin e kësaj rregulloreje. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësime lidhur me ndikimin e kësaj rregulloreje te komuniteti serb në Kosovë.
Kurti theksoi se që kur ka hyrë në fuqi kjo rregullore asnjë biznes në pronësi të serbëve në Kosovë ose në komunat e banuara me shumicë serbe “nuk është dënuar apo gjobitur”, duke shtuar se “ky nuk është qëllimi i institucioneve”.
Sipas kryeministrit kosovar, afër 40.000 serbë kanë llogari bankare në bankat e licencuara në Kosovë, ku pranojnë pensione, paga e shtesa nga Kosova. Rregullorja e BQK-së, siç tha Kurti, do të mundësojë pranimin e fondeve, pagave dhe pensioneve nga jashtë “si formë e transfereve në këto llogari bankare” dhe, sipas tij, dinari serb mund të shërbejë si mjet për kursim fizik, kursim në llogari bakare dhe të këmbehet në këmbimore të licencuara.
“Pra, nuk pengon qasjen në financa, në të njëjtën kohë që qasja fizike ofrohet përmes bankave dhe institucioneve financiare jo-bankare gjithandej vendit – vetëm në katër komunat në veri të vendit janë gjithsej 15 institucioneve financiare jo-bankare dhe katër degë të bankave komerciale”, tha Kurti, sipas një njoftimit të lëshuar nga zyra e tij.
Pas këtij takimi, që u zhvillua më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përsëriti kërkesën e Uashingtonit që Kosova të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së.
Ai tha se SHBA-ja ka “shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”.
Kur u pyet nëse Qeveria amerikane mund të ndërmarrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kërkesës për shtyrjen e zbatimit të vendimit të BQK-së, Hovenier tha se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne”, duke shtuar që nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.
Më herët, edhe Bashkimi Evropian dhe mekanizma të tjerë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosshtyrjen e zbatimit të rregullores.
Qeveria e Kosovës insiston se vendimi i BQK-së, i publikuar muajin e kaluar, nuk synon të ndalojë dinarin apo ndonjë valutë tjetër, por synon rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë. Ekzekutivi në Prishtinë po ashtu argumenton se rregullorja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Kur u pyet nëse Qeveria amerikane mund të ndërmarrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kërkesës për shtyrjen e zbatimit të vendimit të BQK-së, Hovenier tha se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne”, duke shtuar që nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.
Më herët, edhe Bashkimi Evropian dhe mekanizma të tjerë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosshtyrjen e zbatimit të rregullores.
Qeveria e Kosovës insiston se vendimi i BQK-së, i publikuar muajin e kaluar, nuk synon të ndalojë dinarin apo ndonjë valutë tjetër, por synon rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë. Ekzekutivi në Prishtinë po ashtu argumenton se rregullorja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./Marre nga REL/
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo