Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të ikonës së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Lili Cingu.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë me keqardhje se ndarja nga jeta e artistes së madhe ka lënë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare.
“LAMTUMIRË Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë në paqe”, shkruan Rama.
“Shqiponja” e valleve shqiptare, Liljana Cingu u shua sot në moshën 74-vjeçare. Lili vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh. Ditët fundit ajo ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore në spital.
Homazhet në nder të saj do të mbahen nesër paradite, në hollin kryesor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Cingu ka qëndruar 45 vite në skenë. Ajo ishte e njohur për kërcimet e saj me Rexhep Çelikun.
Lexo edhe: U shua në moshën 74-vjeçare, kush ishte Lili Cingu, “Shqiponjë” e valleve shqiptare
Valltarja e shquar e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Lili Cingu ishte shembulli më i mirë i artit dhe bukurisë shpirtërore që mund të sjellë një artist.
Përmes performancave të saj me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ajo jo vetëm që magjepsi audiencën, por edhe u mësoi brezave të ardhshëm rëndësinë e trashëgimisë kulturore.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo