Largimi i papritur i Olsi Bylykut nga “Big Brother VIP”, nxiti mjaft kuriozitet te publiku.
Ai u eliminua mbrëmjen e së shtunës pas një nominimi që u hap për gjithë banorët.
Aktori u pa mjaft i habitur pasi u përmend emri i tij për t’u larguar nga shtëpia, ndërsa deri më sot nuk ka ardhur ende një reagim prej tij.
Madje ai nuk u paraqit as në “BBV: Fan Club”.
Mirëpo ditën e sotme në rrjet po qarkullojnë aludime përsa i përket arsyes që solli eliminimin e tij.
Ndjekës të shumtë shkruajnë në rrjetet sociale se largimi i Olsit ka ardhur pasi në diskutime të ndryshme nëpër shtëpi, ai ka reklamuar disa herë producentë dhe studio të ndryshme, diçka që nuk është e lejuar.
Dikush shprehet se e ka ndjekur programin përgjatë gjithë ditëve dhe e ka dëgjuar disa herë Olsin të reklamojë producentë e studio.
Në replikat mes komentuesve, ka dhe nga ata që shprehen se një tjetër arsye mund të jetë se nuk ka folur për të dashurën e re.
lokimagazine