Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur në lidhje me kërkesat e opozitës për Komisionet Hetimore si dhe për bashkëkryesimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ai tha se zgjidhja dhe rruga është Parlamenti, por që nuk po zhvillohet normalisht për shkak të tensioneve që krijohen nga opozita. Ministri ndër të tjera u shpreh se kauza e opozitës është të gjithë kundër drejtësisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Pjesë nga biseda në “Top Story” në Top Channel:
Duma: Pse vazhdon mazhoranca me kokëfortësi të mos t’i japë dy kërkesat opozitës?
Manja: Tre kërkesa të opozitës, po këtë të tretën nuk e kuptoj; PS të mos fusë hundët në PD?! Një kërkesë që s’ka kuptim që të bëhet sepse ne nuk hyjmë në gardhin e tyre, punët e brendshme ata i zgjidhin vetë me njëri-tjetrin.
Xhaferraj: Edhe unë bie dakord me ministrin në këtë pikë, nuk duhet bërë një kërkesë e tillë. Nëse Lulzim Basha ka dëshirë të kapet…
Manja: Për komisionet hetimore dhe bashkëkryesimin e Reformës Zgjedhore të gjitha rrugët të çojnë në Parlament. Ndërkohë që Parlamenti u bë disa kohë që nuk është në qetësi. Një grup, dy grupe, disa grupe… këtë e vërteton edhe protesta e sotme që në përfundim të saj Bardhi shkojë poshtë banesës së Berishës i cili është një një proces me drejtësinë. Kauza e opozitës është kundër drejtësisë. Kërkojmë drejtësi për Sali Berishën, thotë opozita. Dhe sot unë nuk pash gjë tjetër veçse kërkojmë drejtësi për Sali Berishën.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo