Si shumë gjëra virale në TikTok, “teoria e lëkurës së portokallit”, në pamje të parë, mund të duket se është një ekzagjerim i diçkaje tejet pa vlerë.
Ideja qëndron kështu: nëse partneri juaj ju do, ai do të kryejë për ju detyra të vogla që ju jeni plotësisht të afta t’i bëni vetë, pothuajse si një akt shërbimi. Një detyrë e tillë është, për shembull, qërimi i një portokalli për ju. Sipas përkrahësve të teorisë, përgjigja e partnerit tuaj mund të merret si një tregues kryesor i marrëdhënies – duke nënkuptuar nëse dikush është i përgatitur të bëjë gjëra vetëm për t’ju bërë të lumtur.
Pra, a është vërtet ky një lloj treguesi?!
“Një shenjë e përgjithshme e një marrëdhënieje të shëndetshme përfshin dhënien dhe marrjen dhe një interes të vërtetë reciprok për atë që e bën të lumtur partnerin tonë,” thotë trajnerja e marrëdhënieve Kate Mansfield.
Kujdes nga “vogëlsirat”, paralajmëron ajo.
“Ne të gjithë duhet të jemi të gatshëm për të akomoduar dhe kënaqur nevojat dhe dëshirat e partnerit tonë – por vetëm deri në një pikë. Bilanci këtu është thelbësor dhe duke u bërë shumë speifik në këtë mënyrë, duke krijuar një mbithjeshtëzim, mund t’i bëjë njerëzit të besojnë se nuk kanë zgjedhur të duhurin- kur në fakt ka thjesht mungesë të pritshmërive dhe kufijve të dakorduar në marrëdhënie.”
Ndërkohë, trajnerja i marrëdhënieve, Jane Parker, e quan teorinë një “përgjithësim” – kjo vlen vetëm për disa lloje njerëzish. “Nëse gjuha juaj e dashurisë është me ‘akte shërbimi’, atëherë mund të jetë një nevojë e vlefshme në marrëdhënien që partneri juaj gjithashtu pëlqen të tregojë dashuri duke bërë gjëra për ju.
Për disa, do të ishte shumë e rëndësishme, p.sh. bërja e një filxhani çaji si një akt dashurie. Për të tjerët, nuk është e nevojshme apo e rëndësishme dhe ata e perceptojnë dashurinë dhe ndihen të dashuruar në mënyra të ndryshme.”
“Gjuhët e dashurisë” është teoria e saj, e bazuar në premisën se ekzistojnë pesë mënyra kryesore për të shprehur dashurinë – akte shërbimi, kohë cilësore, fjalë pohuese, prekje fizike dhe dhurata – dhe se secili prej nesh graviton natyrshëm drejt një ose dy prej tyre.
Nëse gjërat e vogla kanë rëndësi për ju, refuzimi i vazhdueshëm i partnerit për t’u përshtatur me këtë mund të jetë një shenjë se dinamika juaj nuk përputhet. Mund të tregojë “një marrëdhënie jo të shëndetshme ose toksike që është e pabalancuar”, thotë Mansfield.
Testimi i partnerit tonë për të vlerësuar nivelin e dashurisë bazuar në tendencat e mediave sociale është një lojë e rrezikshme. Padyshim që nuk është një shenjë e një marrëdhënieje të shëndetshme – përkundrazi, është një stil i fshehtë komunikimi që mund të shkaktojë më shumë dëm sesa të bëj mirë.
Të gjithë kemi gjuhë të ndryshme dashurie – interpretimi i gatishmërisë së partnerit tuaj për të kryer detyra të vogla si kjo, si një shenjë se sa shumë ju duan vërtet, është mashtrim.