Lajme

“Ruaje veten”, Baton Haxhiu-Belind Këlliçit: Mos bashkëpuno me Ahmetajn

Një përplasje ka pasur mes analistit Baton Haxhiu dhe Belind Këlliçit në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. E teksa folën për deklaratat që bërë Arben Ahmetaj , Haxhiu tha se Këlliçi dokumentet i ka marrë nga ish-ministri për të bërë denoncimet.

Haxhiu i tha Këlliçit mos ketë shumë kontakte me Ahmetajn, ndërsa Këlliçi e sfidoi duke thënë se nëse ka edhe një të tillë ta bëjë publike.

Haxhiu: Ruaje veten sot e turje, kaq po të them. Ruaje veten, nuk ka kërcënim por ruaje veten.

Këlliçi: Për çfarë?

Haxhiu: Nuk është mirë që të kontaktosh gjithmonë me Arben Ahmetajn. Ki kujdes thashë mos bashkëpuno shumë me Ahmetajn.

Këlliçi: Po gjete ndonjë kontakt ta sugjeroj ta bësh publik. Publikoje në këtë moment.

Haxhiu: Ki kujdes mos bashkëpuno me Ahmetajn.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo