Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, i ftuar në emisionin “Ćirilica në Happy Tv”, ka folur në lidhje me vendimin e Kosovës për të hequr dinarin si valutë në Kosovë.
Sipas tij, dinari është valuta e vetme legale në Kosovë dhe se të gjitha të tjerat janë të paligjshme.
Vuçiç ka hedhur akuza ndaj Perëndimit dhe vendeve të rajonit se po shkatërrojnë Serbinë, teksa ka thënë se shqiptarët po armatosen, ndërsa serbët po çarmatosen.
“Situata po ecën në këtë mënyrë, armatosja e shqiptarëve, çarmatosja e serbëve dhe vepron mbi partitë politike si në Serbinë qendrore ashtu edhe në Kosovë e Metohi, serbe dhe shqiptare. Media botërore, rajonale, në Kosovë e Metohi, e ndarë në serbe dhe shqipe. Armatosja e shqiptarëve tashmë po bëhet, ata përdorin më së shumti Turqinë”, tha Vuçiç ndër të tjera.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo