Largimi i papritur i Olsi Bylykut nga “Big Brother VIP 3”, hapi mjaft debate në rrjet pasi edhe vetë këngëtari nuk e priste largimin. Ai u eliminua mbrëmjen e së shtunës pas një nominimi të dytë që u hap për të gjithë banorët.
Aktori shfaqi shenja habie kur moderatori përmendi emrin e tij dhe reagimet e tij pas daljes kanë qenë po kaq të dyshimta. Ai nuk ka pranuar të marrë pjesë as në BB Fan Club të dielën.
Gjithashtu ai ka fshirë nga Instagrami i tij të gjitha fotot që ishin postuar gjatë qëndrimit në shtëpi.
Në rrjet qarkullojnë aludime se largimi i Olsit ka ardhur pasi në diskutime të ndryshme nëpër shtëpi, ai ka reklamuar disa herë producentë dhe studio të ndryshme, diçka që nuk është e lejuar.
Dikush shprehet se e ka ndjekur programin përgjatë gjithë ditëve dhe e ka dëgjuar disa herë Olsin të reklamojë producentë dhe studio muzikore.