ShowBizzz

Elia Zaharia fotografohet për herë të parë pas ndarjes, princesha siç nuk e keni parë

Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia ka qenë padyshim kryefjala e mediave muajt e fundit. Ndonëse historia e ndarjes, kishte nisur rreth 1 vit më parë, problemet e dyshes dolën në sipërfaqe vetëm muajt e fundit, duke na zbuluar detaje nga fundi i historisë së tyre 15- vjeçare.

Tashmë që divorci i tyre është zyrtar, Princ Leka po shijon pa u fshehur historinë e re të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re. Nga ana tjetër, Elia vijon me angazhimin në Teatër, por edhe si nënë.

Që nga ndarja me Princ Lekën, aktorja është rikthyer të jetojë me familjen e saj, duke lënë pas Pallatin Mbretëror.

Paparaci i Panorama Plus ka mundur të shkëpusë disa foto nga e përditshmja e saj. Elia u fotografua në zonën e ish-Bllokut, së bashku me babain e saj.

Elia Zaharia fotografohet për herë të parë pas ndarjes,

Elia u shfaq e pa grimuar, flokët e mbledhura, e veshur me një golf blu dhe me një xhup të madh në ngjyrë kafe. Në vend të bizhuterive, këtë herë Elia kishte vetëm kufjet e telefonit, duke ardhur kështu me një pamje ndryshe nga ajo çfarë ishim mësuar të shikonim si princeshë.

Elia Zaharia fotografohet për herë të parë pas ndarjes,

Elia Zaharia fotografohet për herë të parë pas ndarjes,