‘Mbretëresha’ e valles shqiptare, sikurse është cilësuar, Lili Cingu u shua në moshën 73-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë. Gjendja e saj ishte përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit, derisa kishte kaluar në gjendje kome.
E nëse të gjithë e njohim si një nga valltaret shqiptare më të mira që ka krijuar një personalitet të sajin unik, a e dinit që ajo ka luajtur edhe në një film?
Bëhet fjalë për filmin “Festë e Madhe”, me regji të Piro Milkani, ku vallëtarja ka luajtur përkrah aktorit të mirënjohur dhe shumë të dashur për mbarë publikun shqiptar Timo Flloko.
“Festë e Madhe” është një film dokumentar ku mori pjesë edhe trupa e baletit, kori dhe orkestra e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Kujtojmë që homazhet për artisten e ndjerë kanë nisur në orën 10:00 në hollin kryesor të Teatrit të Operës dhe Baletit.
Galeria fotografike
bal