Përgjatë ditëve të fundit kemi patur një shpërthim të rasteve me fruth. Dhjetra fëmijë janë drejtuar drejt spitaleve për shkak të simptomave, ndërkohë mjekët kanë ripërsëritur thirrjen për vaksinim.
Së fundmi, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka treguar rastin e një 11 vjeçari të cilit për shkak të një alergjie mjekët i kishin ndaluar të bënte vaksinën ndaj fruthit, rubeolës dhe shytave. Bino ka bërë me dije se sqaruan familjarët e të miturit se në këto raste vaksinimi është i rekomandueshëm.
Së bashku me dy mjekët e shkëlqyera, Jonida Diko dhe Erjon Muhaxhirin siguruan familjarët se vaksina nuk dëmnton dhe nuk duhet të besojnë mitet që qarkullojnë lart e poshtë. Bino ka theksuar se vetëm duke punuar me prindërit, duke i informuar ata dhe duke edukuar sa më mirë personelin shëndetësor mund të tajkalojmë frikën pa baza dhe mite.
“Ky zemra e vogel eshte 11 vjec.Per shkak te nje alergjie te rende nga veza disa mjeke ja kishin ndaluar te bente vaksinen ndaj fruthit, rubeoles dhe shytave . Gjyshi nje ndihmes mjek i vjeter, u konsultua me ne. Biseduam me nenen. Sqaruam familjaret. Duke qene se vaksina qe perdorim nuk prodhohet ne e as permban veze kjo vaksine ndaj fruthit eshte e rekomandueshme ne keto raste. Bashke me Joniden nje mjeke e shkelqyer, komunikuese dhe menaxhere e afte dhe Erjonin ishim aty per te siguruar familjaret qe vaksina nuk demton dhe ashtu ndodhi djali e beri vaksinen dhe eshte shendoshe e mire.
Po aty ne QSH10 takuam prinder dhe gjysher te interesuar per vaksinen ndaj Fruthit, i sqaruam disa prej tyre per kerkesat qe kane kopshtet dhe shkollat per dokumentin e vaksinimit,
Vetem duke punuar me prinderit, informuar dhe asistuar ata dhe duke edukuar sa me mire personelin shendetesor mund te tejkalojme friken pa baza dhe mitet. Natyrisht edhe masat dhtrenguese kane rolin e tyre ne rritjen e mbuleses me vaksina. Jonida Diko Erjon Muhaxhiri”, shkruan Bino.
Pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri thirrje për vaksinimin në kohë të fëmijëve që siguron një mbrojtje të mirë.
“Për të mbrojtur fëmijët tuaj nga fruthi, rubeola dhe shytat, duhet patjetër t’i vaksinoni në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit. Ndiqni këshillat dhe udhëzimet e mjekëve pediatër për të siguruar një mbrojtje më të mirë për fëmijët tuaj”, tha Koçiu.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo