Lajme

Dënohet me 20 vite burgim “Zoti i drogës” Agim Çerma

Një Gjykatë në SHBA ka dënuar me 20 vite burgim 54-vjeçarin shqiptar Agim Çerma, i konsideruar si “Zoti i drogës” pasi akuzohet se dërgonte kokainë nga Kolumbia në Europë me çarter të regjistruar në SHBA.

Agim Çerma i njohur ndryshe me nofkën “Jimmy” u arrestua në Kolumbi në vitin 2021. Kujtojmë se Çerma edhe pse trafikonte më shumë se 2 miliardë dollarë drogë në muaj, ai jetonte me qira, nuk kishte makinë e as celular.

Ai u zhvendos në Kolumbi në vitin 2014 së bashku me gruan dhe njërkun e tij, mori një shtëpi me qira në veri të qytetit Barranquilla dhe prej andej filloi rrjetin e tij kriminal.

Në këto rrjete të paligjshme janë përfshirë katër policë, një ish-deputet dhe një kontrollor i trafikut ajror.
Agim Çerma, i arrestuar në Kolumbi si baron droge, rezulton të jetë i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasje.

TS Poll - Loading poll ...

Çerma këtë dënim e ka marrë nga Gjykata e Elbasanit në vitin 1998 për vrasjen e Gëzim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë si dhe dëmtimin e makinave të tyre

Në atë kohë, bashkë me Agimin u arrestua edhe i vëllai i tij, Gazmend Çerma, si dhe disa persona të tjerë. Gazmend Çerma u dënua me 11 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan. Vendimin e ankimoi në Apelin e Durrësit, por kërkesa iu refuzua.

Në vitin 2012 Çerma është liruar me kusht në rrethana ende të paqarta. Lirimi i tij mban firmën e gjyqtares Parashqevi Ademi. Në 2015-ën, Ademi është arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndërsa ish Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 4 vite burg.

Pasi la qelinë, Agim Çerma u largua drejt vendeve të Europës dhe më pas në vendet e Amerikës Latine ku është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Gjatë viteve të fundit, policia shqiptare me anë të letërporosive u kanë kërkuar informacion autoriteteve të huaja për Çermën, pasi edhe në vendin tonë ai dyshohej si i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo