Lajme

Albi Nako “shpall” Romeon armik: Je pa këllqe vëlla, po përdor vajzat…

Albi Nako shprehu në spektaklin e sotëm të Big Brother Vip 3 antipatinë e tij për Romeon. Albi tha se Romeo është “njeri pa këllqe” dhe se e bazon lojën e tij te vajzat. Sipas Albit, Romeo nuk di të luftojë i vetëm.

“I ka hapur krahët të të gjitha vajzat, e ka si taktikë për tu mbrojtur me këto”, tha Albi ndër të tjera.

Nga ana e tij Romeo tha se nuk i priste komentet negative nga Albi. Romeo tha se ka bërë biseda dhe ka qeshur me Albin. Por ky i fundit iu kthye dukë thënë: “Qesh mirë kush qesh i fundit”.

Pjesë nga debati

TS Poll - Loading poll ...

Albi Nako: Për mua kemi një Romeo që është i vetëvendosur në shtëpi, i pozicionuar si një babaxhan. I ka hapur krahët të të gjitha vajzat, e ka si taktikë për tu mbrojtur me këto. Ky i përdor këto vajza sepse nuk ka forcë që të përballet vetë. Unë mendoj se ky i përdor vajzat sepse…je pa këllqe vëlla. Ti e bën luftën me vajzat sepse nuk e bën dot vetëm. Ti je një njeri që fyen, xhestikulon të tjerët, provokon. Ti je një njeri që shfazohesh kur flet.

Romeo Veshaj: Unë me Albin kemi bërë biseda dhe kemi qeshur, nuk e kuptoj si mund të qeshësh ti me një njeri që ti mendon këtu

Albi Nako: Qesh mirë kush qesh i fundit.

Romeo Veshaj: Në momentin që unë kam dalë i preferuar, Albi më ka thënë që më bëhet qejfi, por vetëm për ty. Por ti je një njeri…është ai kamuflazhi e kemi diskutuar që unë prisja dita ditës dhe nuk e kuptoja ku do të dalësh. Kaq kisha unë Albi Nako.

Lexo edhe: “O njeri i cekët”, plas keq sherri mes Rozës dhe Romeos: Je e ligë

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo