Puthja e parë mes Bardhit dhe Sarës sapo ndodhi!
Gjatë këtij spektakli live në “Big Brother Vip” dyshja janë thirrur në dhomën e rrëfimit për të folur rreth afrimitetit të tyre gjatë javës që shkoi.
Mirëpo, pak e prisnim se pikërisht aty do të ndodhte edhe puthja e parë.
Ishte publiku ai që po brohoriste “puthe, puthe” për çiftin, ama Sara po përpiqej të thoshte se puthja do të vijë në momentin e duhur.
Sakaq ishte Bardhi ai që bëri lëvizjen duke i “rrëmbyer” puthjen Sarës e duke e kthyer gjithçka në një moment të bukur dhe romantik.
lokimagazine