Endrik Beba u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” gjatë spektaklit të sotëm.
Ashtu siç u bë me dije, këngëtari ka patur një romancë të shkuar me Sarën.
Gjatë klipit të tij përpara hyrjes në shtëpi, Sara pati një reagim të papritur. Mes buzëqeshjesh të sikletshme ajo mbuloi disa herë fytyrën ndërsa disa nga banorët zbuluan se mes tyre kishte një histori të shkuar.
Duke ‘përveshur mëngët’, Sara u shpreh: “Silleni, silleni”, ndërsa takimi mes tyre ishte aq sa i ftohtë edhe i sikletshëm.
Më pas Endriku u ul shumë afër Sarës dhe ishin vetëm Meri dhe Bardhi ata që i ndanin.
lokimagazine